Lacat e ferrave / Polici Marjan Baloj gjobë maksimale kush nuk i jep bakshish në Rrugën e Kombit, njihuni edhe me kamikazin e Saukut që u del makinave para me motorr

Disa nga policët rrugorë i shikojnë drejtuesit e automjeteve si subjekte për t’i zhvatur, duke i kërcënuar me gjoba arbitrare, me qëllim për t’u marrë ndonjë bakshish.

Edhe pse ndëshkimet kanë si qëllim edukimin, masat përdoren masivisht nga disa laca me uniformë policie për zhvatje.

Këta laca me uniformë ‘gjuajnë’ pas ferrave kryesisht makinat që i konsiderojnë luksoze, duke u dalë me tabelë në para, pasi mendojnë se drejtuesit e tyre do të gërmojnë në xhepa për bakshish.

I tillë është edhe polici Marjan Baloi, për të cilin ka pasur shumë ankesa, për veprime arbitrare dhe gjoba maksimale, kur drejtuesit e automjetit nuk hyjnë në pazar.

Marjan Baloi është një gjobaxhi që del çdo ditë me tabelë në dorë në Rrugën e Kombit, duke u fshehur dhe përgjuar.

Kur drejtuesi i mjetit ka ndezur dritat, ka vendosur rrip sigurimi, po respekton shpejtësinë e lejuar dhe ka dokumentacion të rregullt, Marjan Baloi i hyn kontrollit deri tek lulet e gomava, deri kur të mbushë xhepat ose bllokun e gjobave.

Nga ana tjetër, në zonën e Saukut patrullon edhe një kamikaz me motorr policie. Ai quhet, L. K., ky që shihni në foto.

Kamikazi i Saukut u del para makinave në befasi me motorr, duke rrezikuar në radhë të parë jetën e tij.

Kamikazi bën manovra të rrezikshme dhe pretendon se nuk u janë bindur urdhërit të tij për të ndaluar.

Polici kamikaz pretendon se drejtuesit flasin në telefon, edhe në rastet kur mjeti është me xhama të zinj.