Zjarri pranë kishës së Laçit i ndezur ditën e djeshme vazhdon të digjet edhe sot.
Gjatë natës forcat zjarrëfikëse kanë mundur që të shuajnë disa vatra aktive, por pa mundur që të bëjnë izolimin plotësisht të zjarrit. Sot është një vatër aktive në Laç pranë fshatit Delbnisht.Forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin tërësisht të zjarrit. Ndërkohë që nuk dihet se cili është shkaku i ndezjes së tij.