Sot në fushë do të zbresin 14 skuadra për të luajtur ndeshjet e kthimit në fazën e 1/8 të Ligës së Konferencës. Tre sfidat e para luhen në orën 18:45 dhe katër të tjerat në orën 21:00.Sivaspori do të presë Fiorentinën në orën 18:45, me italianët që vijnë në avantazh pas rezultatit të ndeshjes së parë.
Në orën 21:00 Az Alkmar do të përballet me Lacion e Elseid Hysajt. Ekipi i mbrojtësit shqiptar do të vijë në këtë duel pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë.
Në po të njëjtin orar Vijareali do të presë Anderlehtin ku gjithçka është e hapur pas barazimit 1-1 në Belgjikë.