Lajçak i entuziasmuar publikon foton e draftit : Më në fund kemi një marrëveshje

Kryenegociatorët për Serbinë dhe Kosovën kanë arritur zyrtarisht marrëveshjen për t’i dhënë fund tensioneve në veri të Kosovës dhe i dërguari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak ka shprehur këna qësinë e tij për këtë fakt me anë të një postimi në rjetin social Twitter.

“Ne kemi një marrëveshje,” shkroi në Twitter përfaqësuesi special i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak duke theksuar se negociata kanë qënë intensive, por rezultati është arritur. Ai ka ndarë dhe një foto të marrëveshjes në Twitter.