Lajm i hidhur/ Sulm në zemër, ndahet nga jeta aktori 46-vjeçar

Aktori i njohur Indian, Puneeth Rajkumar, u nda nga jeta në moshën 46 vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër.

Vëllai i madh i Rajkumar, Raghavendra Rajkumar tha se familja e tij ishte “në një gjendje shoku” dhe u bëri thirrje të gjithëve që të qëndronin paqësorë.

Kryeministri Basavaraj Bommai u tha gazetarëve se Rajkumar u dërgua në mënyrë të menjëhershme te mjeku, duke u ankuar për lodhje intensive pasi kthehej nga palestra. Më pas, aktori u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë.