Lajme të këqija për Konten, Totenhemi humb titullarin përpara duelit me Milanin

Përfundon sezoni për Rodrigo Bentankurin. Mesfushori i Totenhemit u dëmtua rëndë në gju në humbjen 4-1 kundër Lestërit në fundjavë dhe do të qëndrojë larg fushave për 6 muaj.Ai do të humbasë kështu dy sfidat e Champions-it kundër Milanit, ndërsa problemet për Konten sa vijnë edhe shtohen pas dëmtimit të kapitenit Loris në gju, i cili rrezikon të qëndrojë 6-8 javë jashtë.

Por edhe Sesenjon rrezikon të mungojë 6 javë.