Lajmi fundit/ Merr flakë garazhdi në Tiranë, kishte mjete të parkuara, detajet e para

Një garazhd në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se si pasojë e flakëve në garazhdin që ndodhet pranë godinës së Policisë Bashkiake, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes. Dyshimet paraprake për shkëndijë elektrike por jo e konfirmuar zyrtarisht.

Brenda garazhit kishte mjete të parkuara. Zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihet për bilancin e dëmeve.