Dy lëkundje tërmeti janë shënuar pak më parë në provincën e Trevisos në Itali me magnitudë 3.6 dhe 3.7 të shkallës rihter.
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv), dy tërmetet kishin një thellësi prej rreth 10 km dhe epiqendra e tyre u regjistrua në Miane.
Lëkundjet u ndjenë nga popullata, por për momentin nuk raportohet për dëme në njerëz apo prona.