Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma gjithnjë ka spikatur për stilin e saj të veçantë të veshjes.
Që kur ka hyrë në politikë është komentuar si një nga gratë më të bukura dhe padyshim shumë e kujdesshme për çdo detaji të look-ut të saj në çdo dalje publike.
Fustanet treçereksh, kostumet serioze dhe takat e larta janë gjithmonë në stilin e Gridës, duke ia shtuar shumë dozat e finesës dhe elegancës.
Megjithatë, përveç Gridës ‘klasike dhe serioze’, deputetja në rrjetet sociale jo rrallë herë ka treguar edhe Gridën ‘sportive’, anën që nuk shohim nëpër studiot televizive, Parlament, apo mitingje. Jo më larg se një muaj më parë ajo publikoi në Instagram, ku ndiqen nga rreth 100 mijë ndjekës, një video duke bërë vrap nga Kodrat e Liqenit. E veshur me një kostum të kuq sportiv, Grida u shfaq me syze dhe kapelte teksa u bëri thirrje ndjekësve për aktivitet fizik.
Në të njëjtat ‘ujëra’ ka qëndruar edhe në postimin e fundit ndonëse ka shkuar nga e kuqja te ngjyra e zezë. Grida ka postuar një foto ku shihet e ulur diku teksa ka veshur streçe të zeza, xhaketë të zezë lëkure dhe për thyerje një këmishë bezhë. Sigurisht nuk ka munguar kapelja e zezë dhe as syzet.
Pamjet e saj ajo e ka shoqëruar me një çantë të vogël të zezë ndërsa për makeup ka zgjedhur të jetë natyrale, një pozë pa mendje dhe ja fotoja idela e një dite pushimi: