Largimi i Maldinit nga Milani është çështje orësh, ja disa nga afrimet më të goditura dhe dështimet

Paolo Maldini nuk do të jetë më drejtori sportiv i Milanit. Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer dhe mungon vetëm zyrtarizimi i klubit për diçka të tillë. Legjenda e kuqezinjve, ka bërë një punë të shkëlqyer si drejtor sportiv ku veç titullit kampion të sezonit të shkuar, ka afruar edhe shumë futbollistë në skuadër.

Mes të afruarve, natyrisht ka pasur edhe dështime megjithatë kjo nuk e hedh poshtë punën e bërë duke forcuar jo pak ekipin me emra si portieri Menjo, Teo Hernandez, Zhiru, Leao apo edhe Rebiç. Në poshtë, janë 34 afrimet që Paolo Maldini ka bërë si drejtori sportiv i Milanit.

LISTA:

Rade Kruniç, Teo Hernandez, Rafael Leao, Ismael Benaser, Ante Rebiç, Zlatan Ibrahimoviç, Aleksis Salemakers, Asmir Begoviç, Simon Kjaer, Pierre Kalulu, Brahim Diaz, Sandro Tonali, Siprian Tatarusanu, Jens Peter Hauge, Saulio Meite, Diogo Dalot, Fikajo Tomori, Mario Manxhukiç, Majk Menjo, Alesandro Florenci, Olivier Zhiru, Balo Ture, Pietro Pelegri, Tiemu Bakajoko, Kristant Mirante, Zhunior Mesias, Marko Lazetiç, Jasine Adli, Divok Origi, Sharl De Ketelaere, Malik Çau, Astar Vranks, Serxhinjo Dest, Devis Vaskez