Lautaro është një kampion”, Turam: Luftojmë me të gjitha skuadrat për titullin, ja si e kuptova që Interi është zgjedhja e duhur

Sulmuesi i Interit, Markus Turam është një nga surprizat e bukura të kësaj pjese të parë të sezonit në Serinë A. Në një intervistë për Sky Sport, ka folur për muajt e parë në klubin zikaltër.

Është një moment i mirë për mua, po kaloj një eksperiencë të re, është një moment zbulimi i kampionatit, ekipit dhe qytetit, po mundohem të mësoj. Kisha folur tashmë me Auzilio 2 vite më parë, para se të lëndohesha, dhe ai më shihte si sulmues qendror. Kjo më bëri të kuptoj menjëherë se do të ishte zgjidhja më e mirë për mua.”

Si është të luash përkrah Lautaro Martinez?

“Lautaro është një kampion, një nga sulmuesit më të mirë në botë, çdo lojtar që luan me të mund të bëjë mirë”.

Ndeshja e fituar ndaj Napolit në Maradona?

“Nuk e njihja atë stadium, më kishin thënë vetëm shokët e skuadrës. Ishte një ndeshje e mirë në një ambient të bukur”.

A është Scudetto një çështje mes Interit dhe Juventusit?

“Jo, nuk do të luajmë kundër Juventusit… Është një luftë mes të gjitha skuadrave që bëjnë mirë dhe do ta shohim në fund të sezonit”.

Nëse do t’ju duhej të zgjidhnit si synim 2024, do të thonit Scudetto, Champions apo Kampionatin Evropian me Francën?

“Po ta them, nuk do të ndodhë…”, përfundoi ai.