Lautaro Martinez mbyll vitin, ja cilat ndeshje do të mungojë ylli argjentinas me Interin

Viti 2023 mund të quhet totalisht i mbyllur për kapitenin dhe golashënuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Sulmuesi argjentinas doli i dëmtuar nga sfida e mesjavës në Kupë me Bolonjën dhe testet e fundit tregojnë që ai nuk do të jetë i pranishëm për zikaltrit në dy sfidat e radhës, me Leçen dhe Xhenoan.

Nëse çdo gjë shkon sipas planeve, ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të viti 2024 kundër Veronës, edhe pse pritet qe trajneri Inzagi mos ta rrezikojë.