Lautaro Martinez ndëshkon Napolin në shtesë, Interi fiton Superkupën e Italisë

Interi ka fituar Superkupën e Italisë teksa ka mundur në finale Napolin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e luajtur në Riad të Arabisë Saudite.

Në një ndeshje të dominuar thuajse plotësisht nga zikaltrit, rastet nuk kanë munguar si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën. Por goli do të vinte vetëm në minutën e parë shtesë, kur Lautaro Martinez theu murin e ekipit kundërshtar para portës, duke shënuar golin e vetëm të takimit.

Për skuadrën zikaltër, kjo ishte fitorja e tretë radhazi në Superkupën e Italisë, duke çuar në 8 numrin e trofeve të fituar.

NAPOLI-INTER 0-1
90’+1′ Lautaro Martinez