Interi vazhdon marshimin në Serinë A. Zikaltrit e Inzagit, triumfuan mbrëmjen e sotme ndaj Lacios në “Olimpico” me rezultatin 0-2, duke thelluar diferencën e pikëve në +4 nga ndjekësit e Juventusit. Ky ishte suksesi i tretë radhazi për Interistët, që e shohin veten në kuotën e 41 pikë.Golat e Lautaro Martinez dhe Turam i siguruan 3 pikë të arta kryesuesve të Serisë A të cilët në duelin e radhës do të presin Leçen në shtëpi. Për sa i përket mesfushorit shqiptar, Asllani, ai u hodh në fushë në minutën e 88-të, ndërkohë që Lacio e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të Laxarit.
FT LACIO-INTER 0-2
Lautaro Martinez 40′ , Turam 66′