Në një takim të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura, të mbajtur në Dushanbe, Taxhikistan , pala ruse informoi partnerët e saj mbi zhvillimet në “operacionin special ushtarak” të kryer nga Federata Ruse pas përfundimit të takimit.
“Sigurisht, ne nuk mund të mos flasim për pasojat negative të veprimeve krejtësisht të papranueshme të Perëndimit në lidhje me atë që po ndodh në Ukrainë, dhe veçanërisht në lidhje me operacionin tonë special ushtarak. Ne folëm në detaje se si po shkojnë gjërat ”, tha Lavrov duke shtuar:
BE-ja është bërë një lojtar agresiv. Rusia ka dyshime serioze nëse pranimi i mundshëm i vendit në Bashkimin Evropian do të ishte ‘i pafajshëm’,” tha ai.
Ministri i Jashtëm rus iu referua edhe ngjarjeve të fundit në Lituani, duke thënë se ajo që po ndodh atje dhe përsa i përket trajtimit të monumenteve sovjetike është në kundërshtim me logjikën.