Lë pas Xherrard dhe Lampard, De Bryjne votohet mesfushori më i mirë i të gjitha kohërave në Premier Ligë

Kevin de Bryjne është votuar mesfushori më i mirë i të gjitha kohërave në Premier Ligë, duke mposhtur konkurrencën e Stiven Xherrardit, Frenk Lampardit dhe Pol Skollsit.

Në një sondazh të “Visual Game”, që merret me statistikat e futbollit, dy herë fituesi i çmimit të lojtarit më të mirë të vitit në Premier Ligë, është një nga dy mesfushorët ende aktivë në dhjetëshen e parë të klasifikimit.

Legjenda e Liverpulit, Stiven Xherrard u votua në vend të dytë, ndërsa trajneri aktual i Çelsit, Frenk Lampard, plotësoi podin.

Ikona e mesfushës së Junajtidit, Pol Skolls dhe ish-kapiteni i Arsenalit, Patrik Vieira, formojnë pesëshen e parë. Siti, Çelsit dhe Junajtid janë tri klubet me më shumë mesfushorë në listën me 30 më të votuarit, ndërsa secili nga klubet përfaqësohet me 8 futbollistë.