Pas emërimit të Luiz Enrikes në krye të stolit të PSG-së, parisienët kanë nisur zyrtarizimet e afrimeve të reja. Pas emrave si Skriniar e Asensio, tashmë është radha e një tjetër futbollisti për t’u prezantuar nga kampionët e Francës.
Lukas Hernandez ka firmosur një kontratë 5 vjeçare, duke u larguar nga Bajern Mynih për të luajtur në Paris. Vetë klubi ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit me anë të një videoja, te e cila shprehet objektivi se klubi kërkon të bëjë historinë.
Megjithëse Hernandez është i urryer nga tifozeria parisiene për shkak se ka lindur në Marsejë, ai shprehet se është një ditë të cilën mezi e ka pritur. “Jam shumë i gëzuar! Kam shumë kohë që mezi pres të bashkohem me PSG-në dhe më në fund ndodhi. Është një ditë shumë e veçantë për mua dhe jam shumë i lumtur që jam këtu”, u shpreh Hernandez.