Rafael Leao është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë në fushë të mërkurën kundër Njukasëllit. Për të kuptuar gjendjen e tij është organizuar një ndeshje kontrolli me të rinjtë dhe portugezi luajti pa shqetësime.
Mbetet vetëm të kuptojmë se sa karburant ka në këmbë numri 10 dhe nëse do të nisë si titullar në Angli apo do ta nisë nga pankina.
Fatkeqësisht për Piolin, urgjenca në mbrojtje vazhdon. Simon Kjaer është stërvitur veçmas dhe po shkon drejt një shtyrje të mëtejshme të kthimit të tij.
Hernandez,do të jetë me shumë mundësi përsëri në rolin e qendërmbrojtësit teksa në kuadër të fundjavës kundër Monzës, Pioli duhet të shpikë përsëri pasi do të mungojë Kalabria që të shtunën mori karton të kuq.