Legjenda Bekenbauer “bekon” Nagelsman: Zgjedhje e shkëlqyer nga Bajerni

Julian Nagelsman do të pasonte Hansi Flikun në krye të pankinës së rekordmenëve nga Mynihu. Detyra e zëvendësimit të një strategu të mirëfilltë në planin taktik dhe menaxherial si Flik, nënkuptoi se alternativa pasardhëse do të kishte shumë punë për të mbajtur të njëjtën frymë dhe sukses.Edhe pse Juliani nuk ka dëshmuar potencialin triumfues përtej Gjermanisë, Franc Bekenbauer beson se 35-vjeçari është personi i duhur për t’i udhëzuar drejt triumfeve:

“Nagelsman ishte opsioni më i mirë që drejtuesit kanë bërë mbi çështjen e pankinës. Grinta dhe energjia që u përcjell lojtarëve flet për mentalitetin e tij prej strategu”, deklaori 77-vjeçari.