Lejuan tjetërsimin e pasurisë shtetërore, arrestohen 6 punonjës të Kadastrës në Tiranë

Me urdhër të Prokurorisë Gjyqësore në Tiranë, janë arrestuar 6 persona, të cilët janë punonjës dhe ish punonjës të Agjensisë Shetrore të Kadastrës.

Të arrestuarit në kundërshtim, me ligjin lejuan tjetërsimin e pasurisë shtetërore nëpërmjet procesit te legalizimit.

Pas hetimeve te kryera ka rezultuar qartë skema e falsifikimit të perdorur dhe të pranuar nga punonjësit shtetëror.

Të arrestuarit janë:

Hajdar Sula, është arrestuar si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit” dhe “Fallsifikimi i dokumentave”