Leonardo Bonuçi i vendosur të kthehet në Itali, negociata me klubin e Serisë A

Leonardo Bonuçi duket i vendosur të rikthehet në Serinë A, pas një aventure vetëm 4-mujore në Bundesligën gjermane me Union Berlin.

Mbrojtësi veteran është në negociata me Xhenoan dhe mund të ishte një ndihmë e madhe për skuadrën që objektiv primar ka mbijetesën në Serinë A.

Nga ana tjetër ai ëndërron ende një ftesë nga Spaleti në Europianin e Gjermanisë. Rikujtojmë që për Bonuçin ka shfaqur interes të fortë edhe Fenerbahce në Turqi,