Interi duket se po pëgatitet për një verë të gjatë të mbushur me transferime, ku në listën e drejtuesve zikaltër nuk mungojnë as emrat surprizë si ai i sulmuesit të PSG-së, Arnaud Kalimuendo.
Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, talenti 20-vjeçar duket të ketë tërhequr vëmendjen e drejtuesve zikaltër të cilët i kanë prezantuar Parisit një ofertë prej 20 milionë eurosh për transferimin e tij.
Detajet e kësaj oferte të papritur mbeten ende mister, por dihet fakti që klubi parzien e ka refuzuar këtë tentativë të zikaltërve duke e cilësuar talentin francez si të pashitshëm për momentin.