Ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov tha në një takim me ministrat e mbrojtjes të BE-së në Stokholm se përparësia kryesore për Ukrainën ishte më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe një milion fishekë municionesh. Kreu i një milicie nacionaliste rus pro-ukrainase ka dalë kundër regjimit të Putinit. Denis Nikitin, ka deklaruar se regjimi i Ukrainës është anti-rus, madje është zotuar që me një tank do të hyjë në Moskë dhe do të vendosë flamurin e flamurin e grupimit të tij në Kremlin. Ai u ka bërë thirrje rusëve që të ngrihen kundër regjimit të presidentit Vladimir Putin dhe regjimit të tij, “Një ditë do të më shihni duke hipur në një tank të bardhë gjerman Leopard 2 në Moskë. Kur të vendos flamurin e Trupave Vullnetare Ruse mbi Kremlin, ne do të fillojmë të rindërtojmë vendin”, tha ai në një intervistë me The Times. Në fillim të luftës, Vladimir Putin shpresonte që të pushtonte Ukrainën brenda 10 ditëve. 1 vit më vonë, ai po përballet me një situatë shumë serioze, teksa po bën përpjekjet për të mbajtur nën kontroll një pjesë të territorit që arriti të pushtonte. Por këto fitore tani rrisin perspektivën e asaj që do të ishte shumë më poshtëruese, përmbysja e Rusisë në Donbas dhe Krime, territor i pushtuar nga Vladimir Putin në 2014. Në një intervistë të botuar më 24 nëntor të vitit 2022, Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës, përsëriti qëllimin e tij për të “rikthyer të gjitha tokat”. Kjo qasje bie në sy në opinionin publik ukrainas, por jo domosdoshmërisht me mbështetësit perëndimorë. Ata kanë frikë se një operacion për të rimarrë Krimenë, ose Donbasin mund ta çojë në përshkallëzimin e luftës, ndoshta duke detyruar edhe Putinin që të përdorë armë bërthamore.