Liga e Europës luan ditën e sotme dy sfidat e kthimit të gjysmëfinaleve, me katër skuadra që kërkojnë të shkojnë në Budapest.
Sevilja pret Juventusin në Spanjë. Sfida e parë mes dy skuadrave mbaroi në barazim 1-1, teksa shanset për kualifikim vazhdojnë të jenë të hapur.
Në takimin tjetër, Leverkusen pret Romën. Skuadra e Murinjos arriti të fitonte 1-0 në ndeshjen e parë, por gjermanët do të bëjnë çmos për të përmbysur rezultatin.
NDESHJET:
SEVILJA – JUVENTUS (1-1) 21:00
BAJER LEVERKUSEN – ROMA (0-1) 21:00