Liga e Europës, ashtu si ajo e Konferencës, luan raundin e katërt të grupeve, me shumë skuadra që tentojnë kualifikimin.
Në orën 18:45, spikat sfida Real Betis-Roma. Verdhekuqtë e Murinjos nuk e kanë nisur siç duhet këtë edicion të Ligës së Europës, kështu do të tentojnë një fitore në Spanjë për të konfirmuar se janë akoma pretendentë.
Po në këtë orë, Arsenali luan në transfertë përballë Bodo/Glimt, me skuadrën e Artetës që do tentojë një tjetër fitore.
Në orën 21:00, sfidat që spikasin janë ato mes Lacios dhe Sturm Gratcit, me skuadrën e Sarrit që do të luajë për tre pikët dhe Mançester Junajtid-Omonia, me “Djajtë e Kuq” që janë në kërkim të fitores së radhës.
SFIDAT:
18:45 AEK Larnaca – Fenerbahçe
18:45 Betis – Roma
18:45 Bodo/Glimt – Arsenal
18:45 Dinamo Kiev – Ren
18:45 Fejnord – Midtjylland
18:45 Nant – Fraiburg
18:45 Karabag – Olimpiakos
18:45 Rojal Union – Braga
21:00 Ferençvarosh – Crvena Zvezda
21:00 Lacio – Sturm Gratc
21:00 Ludogorets – HJK
21:00 Mançester Junajtid – Omonia
21:00 PSV – Zyrih
21:00 Real Sociedad – Sherif Tiraspol
21:00 Trabzonsport – Monako
21:00 Union Berlin – Malmo