LIGA E KOMBEVE / Merr fund makthi i Italisë në ndeshje zyrtare, kryeson “grupin e vdekjes”. Të gjitha rezultatet dhe renditjet (VIDEO)

Italia i ka dhënë fund serisë së 6 ndeshjeve zyrtare radhazi pa fitore, duke marrë më në fund një sukses në Ligën e Kombeve përballë Hungarisë.

Skuadra e Mançinit ka fituar 2-1 përballë Hungarisë në një sfidë të cilën e ka dominuar dhe ku ka gjetur pak nga shkëlqimi i lojës së saj. Golat e Barela dhe pelegrinit bënë më të thjeshtë ndeshjen e italianëve, të cilët u ndëshkuan vetëm nga një autogol i Mançinit. Kështu, ata marrin kreun e grupit me 4 pikë, pasi Gjermania dhe Anglia, dy rivalet e saj, u ndalën na barazim 1-1.