LIGA E KONFERENCËS/ Gjashtë gola dhe 2 përmbysje emocionuese! Shqiptarët trondisin Fiorentinën

U luajtën mbrëmjen e sotme dy sfidat e para gjysmëfinale të Ligës së Konferencës që prodhuan plot 6 gola. Triumfe emocionuese me përmbysje për Bazelin dhe Uest Hemin.

Skuadra zvicerane me dy shqiptare në fushë, Taulant Xhakën dhe Andi Zeqirin, arriti të shtangte Fiorentinën në shtëpi me rezultatin 1-2, duke hedhur një hap të sigurt drejt finales.  

Vlen të theksohet fakti se Xhaka ishte protagonist te goli i barazimit teksa realizoi pasin e fundit për Diuf.

Fitore me përmbysje edhe për Uest Hemin ndaj holandezëve të AZ Alkmar.  

REZULTATET

FIORENTINA – BAZEL 1-2

Kabral 25′ / 71′ Diuf, 90’+2′ Amdouni

UEST HEM – AZ ALKMAR 2-1
67′ (p) Benrahma, 76′ M. Antonio / 41′ Rejinders