Liga e Konferencës, ashtu si ajo e Europës, ka mësuar 8 sfidat e saj të fazës së 1/8-ave.Lacio do të ndeshet me AZ Alkmarin, një duel tepër i fortë, ku të dyja skuadrat do të tentojnë të fitojnë dhe të shkojnë deri në finale.
Goglat u dukën të mëshirshme me Uest Hemin, që do të ketë përballë AEK Larnacën, ndërsa Vijareali do të ndeshet me Anderlehtin.
Fiorentina “peshkoi” Sivasporin, ndërsa Bazeli i Taulant Xhakës do të luajë kundër Slovan Bratislavës.
NDESHJET:
AEK Larnaca – Uest Hem
Fiorentina – Sivaspor
Lacio – AZ Alkmar
Leç Poznan – Djurgarden
Bazel – Slovan Bratislava
Sherif – Nis
Anderleht – Vijareal
Gent – Bashakshehir