Lija e majmunëve shtrin kufinjtë, BE rekomandon vaksinimin

Rritja e rasteve dhe përhapja e lisë së majmunëve veçanërisht gjatë verës ka ngritur shqetësime në mbarë botën.

Si rrjedhojë Agjencia e Sëmundjeve Infektive të BE-së u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për programe të mundshme vaksinimi kundër sëmundjes afrikane

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka njoftuar se do të krijojë një raport të vlerësimit të rrezikut për linë e majmunëve, i cili pritet të publikohet gjatë ditës së sotme.

Çdo plan vaksinimi do të përdorë vaksinën ekzistuese të lisë, pasi nuk ka një vaksinë të miratuar kundër saj.

Lexo edhe: Lija e majmunëve, çfarë duhet të dimë për virusin që po përhapet në Evropë

Sipas mjekëve vaksina ekzistuese e lisë është rreth 85% efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda. Vaksinimi i hershëm kundër lisë mund të çojë në kalonin e sëmundjes me simptoma të lehta.

Lija u shpall sëmundje e zhdukur në vitin 1980, por rezervat e vaksinave u mbajtën për të mbrojtur kundër një rikthimi të mundshëm