Lionel Mesi nuk ka të ndalur. Ylli argjentinas ka vendosur një tjetër rekord historik në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë. Ai shënoi 2 gola si dhe regjistroi 2 asiste në triumfin 7-2 që skuadra e PSG-së arriti në shtëpi ndaj izraelitëve të Makabi Haifa.Kësisoj, “Pleshti” mbrëmjen e sotme u bë lojtari më i vjetër në historinë e Ligës së Kampionëve që ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime në një ndeshje të vetme (35 vjet, 123 ditë).