“Lisa Ann ishte e dashura ime”, ish-kampioni i boksit tregon lidhjen me legjendën e pornos: Më e çmendur se…

Ish-kampioni i Botës në boks, Serxhio Martinez ka bërë një rrëfim për një lidhje dashurie që ai ka pasur me legjendën e filmave për të rritur, Lisa Ann.

Në një intervistë të dhënë për podcast-in spanjoll “What do you say”, ai tregon të gjitha prapaskenat që kaloi me pornostaren e njohur.

“Jetoja në Beverly Hills. Isha i dashuri i kësaj vajze super të famshme. Kisha shumë makina dhe… jeta ishte një torturë e vërtet. A ishte qejf? Po, por jo dhe aq. Me kalimin e kohës ti thua: Dreqin, nuk ja vlen kaq shumë.

Unë isha i lidhur me një aktore pornoje. Brutale, një jetë e egër do të thoja. Emri? Lisa Ann. Unë isha atje, super i famshëm. Tani po skuqem, budallallëk. Fillova ta njihja më mirë. ajo ishte më e çmendur se një dhi mali. Një jetë brutale”, u shpreh Martinez.