Zbardhen emrat e 31 policëve të arrestuar dhe 3 të tjerëve të pezulluar nga detyra në pikën e kalimit kufitar në Morinë për korrupsion dy ditë më parë, pasi u zbuluan se u merrnin lekë nën dorë qytetarëve dhe më pas ryshfetin e ndanin me njëri-tjetrin.
Mësohet se ky hetim i përbashkët i SPAK, Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së mbikëqyrjes Policore dhe pala kosovare është kryer në kohë reale. Pak dite para arrestimit, efektivët e policisë kanë pikasur kamerat përgjuese dhe mikrofonët e BKH dhe i kane thyer ato.
Por këto kamera zbuluan 312 raste korrupsioni, me zë e figurë, që çuan në pranga policët. Arrestimet janë bërë në zyrat e drejtorisë kufitare, u përdor si truk thirrja e analizës 3 mujore të punës së drejtorisë se kufirit, ndërsa policëve iu vunë prangat brenda në mbledhje. Po ashtu u pezullua nga detyra edhe drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Kukës, Fran Kaçorri.
Efektivët kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Mësohet se pala mbrojtëse i ka kërkuar GJKKO që të shpallë moskompetencë për këtë çështje dhe dosja t’i kalojë Prokurorisë së Kukësit.
Sipas SPAK, dyshohen se për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetarëve shqiptarë dhe kosovarë kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, për çka dhe kanë pranuar si ryshfet shuma të konsiderueshme të parave. Policët shqiptarë bashkëpunonin me ata të Kosovës, ndërsa autoritet atje njoftuan se kanë arrestuar 26 policë.
Nga hetimi janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar; si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.
Nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalisht nga 10 euro-100 euro, për vepra të ndryshme penale, si kontrabanda, sende të tjera të kundraligjshme etj, të cilat i ndanin më pas me njëri tjetrin në fund të turnit. Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.
Policët e arrestuar:
Laert Sulo
Ani Haxholli
Emilton Asllanaj
Halim Shehu
Arben Kastrati
Arjan Sokoli
Dashnor Braha
Elidjana Toçilla
Endrit Uka
Fatri Iseberi
Fatri Braha
Gëzim Duraku
Haqif Halilaj
Kapllan Dogjani
Sazan Ibra
Mimoza Shahinaj
Muhamet Cengu
Urim Lami
Rezarta Lako
Vehbi Nerguti
Vojsava Selmani
Xhuljana Maksutaj
Ylber Hoxha
Bedri Duraku
Arben Goçi
Reni Dokolli
Shpëtim Cenaj
Atli Jashari
Sule Onuzi
Klevis Salkurti
Xhaferr Elezi
Të pezulluar nga detyra:
Fran Kacorri
Arta Rredhaj
Avni Tershalla