Ish-ministri Fatmir Mediu ka kërkuar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit të pyeten 90 dëshmitarë në lidhje me çështjen e ngritur ndaj tij për tragjedinë e Gërdecit.Pjesë e listës së këkruar nga Mediu janë ish-zyrtarë shqiptarë, si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Ridvan Bode etj, e po asht udhe ish-zyrtarë të lartë të Mbrojtjes së SHBA, ish-ministrat e Mbrojtjes së Italisë, Gjermanisë e Maqedonisë.Këta dëshmitarë duhet të pyeten dhe të sqarojnë të gjitha rrethanat e çështjes dhe detyrat që kryenin.Pandeli Majko, në cilësinë e ish-ministrit të Mbrojtjes sepse ai ka miratuar dokumentet kryesore të sigurisë, urdhrat për menaxhimin e municionit të tepërt dhe shkatërrimin e tyre. Gjithashtu është përgjegjës për kontratën me kompanitë private të financuara nga donatorët për demontimin.
Besnik Mustafaj, në cilësinë e ish-ministrit të Jashtëm nga viti 2005 deri në vitin 2007. Ky i fundit ka qenë i ngarkuar për koordinimin e Komisionit Ndërministror të Integrimit në NATO, në përgatitjen dhe implementimin e detyrimeve të MAP (plani i detyrimit për anëtarësimin), si dhe negociatori kryesor në Këshillin e Atlantikut në Bruksel.
Ridvan Bode, në cilësinë e ish-ministrit të Financave për periudhën 2005-2013. Ai ka qenë pjesë e miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.138 / 2007 për demontimin e municioneve të tepërta, si dhe miratimin e vlerësimin e buxhetit të mbrojtjes në kuadër të anëtarësimit në NATO.Aldo Bumçi, në cilësinë e ish-ministrit të Drejtësisë në kohën kur u miratua vendimi i Këshillit të Ministrave për VKM nr.138/2007 për demontimin e municioneve.
Mimi Kodheli, në cilësinë e ish-ministres së Mbrojtjes për periudhën 2013-2017, periudhë në të cilën ka vazhduar procesi i demontimit.
Besnik Baraj, si ish-zv. ministër i Mbrojtjes, të cilit i janë deleguar kompetenca në nënshkrimin e marrëveshjeve me partnerët për kryerjen e demontimit.
Mygerem Tafa, ish-Sekretar i Pergjithshëm i Keshillit të Ministrave, i cili ka koordinuar proceset ndërmjet ministrive për vendimmarrje të qeverisë, përfshi edhe VKM 138/2007 për demontimin.
Badri Shaqiri, ish- Drejtori SHIK, i cili ka pasur detyë për ndjekjen e veprimtarive që kanë të bëjnë me sigurine kombëtare.
Ahmet Premçi, ish-Drejtori i Përgiithshem i Policisë së Shtetit në periudhen e ngjarjes së Gërdecit, i cili thirret të deshojë për informacione dhe rezultate hetimi lidhur me veprimtari kriminale në Gërdec.
Sajmir Kodra, ish-Ispektor i Pergjithshëm pranë Kryeministrit për Sherbimin Informativ Kombetër në kohën e ngjarjes, i cili ka pasur detyrën e vlerësimit te informacioneve të ardhura nga qendra operacionale e FA dhe nga Sherbimi Informativ Kombëtar.
Gezim Musabelliu, ish-deputet i Komisionit te Sigurisë në Kuvend, i cili ka realizuar kontrollin e situatës së depove të armatim-municionit dhe ka qenë pjesëmarrës ne seancën dëgjimore me Ministrinë e Mbrojtjes, Shefin e Shtabit dhe përfagësuesin e ekipit amerikan të CUBIC.
Leondard Demi, ish-deputet, kryetar i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, i cili ka realizuar kontrollin e situatës së depove të armatim-municionit dhe ka qenë pjesëmarrës ne seancën dëgjimore me Ministrinë e Mbrojtjes, Shefin e Shtabit dhe përfaqësuesin e ekipit amerikan të CUBIC.
Gordon England, zëvëndes sekretari i Departamentit të Mbrojtjes në SHBA për periudhën 2005-2009. England ftohet të dëshmojë mbi marrëdhëniet konkrete të ndërtuara midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Departamentit Amerikan të Mbroities, veçanërisht, vlerësimet për gjendjen e armatim-municionit; domosdoshmërine demontuese; mbështetjen konkrete që kanë dhënë për demontimin; kontrata për demontimin e municioneve, si dhe praktikat si kryhet demontimi dhe përgjegjësitë civilo-ushtarake të këtij procesi.
Franc Josef Jung, ish ministër i mbrojtjes i Republikës Federale Gjermane për periudhën 2005-2009,
Arturo Parisi, ish-Ministër i Mbrojtjes se Republikës së Italisë, për periudhën 2006-2008.
Lazar Elenovski, ish- Ministër i Mbrojtës së Maqedonisë Veriut, në periudhën 2006-2008.
Personalitete ushtarake:
Gjeneral Leitnant Michael Barbero, Drejtor i Drejtorisë se Operacioneve ne DOD(Pentagon) USA, General Leitnant.
Gjeneral Major Vito Di Ventura, ish-Komandant i Shtabit të NATO-s për Tiranën për periudhën 2005-2006.
Gjeneral Major Buzz Kievenaar, , ish-Drejtues i ekipit SAIC, i zgjedhur nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes nga viti 2001 deri në 2006 për modernizimin e FA.
General Brigade Georgios Mouroutsos, General Brigade, ish- Komandant i Shtabit të NATO-s për Tiranën për periudhën 2006-2007.
Kolonel Louis L. Boros dhe Z.Gregory Cannata, drejtues te ekipit CUBIC, pranë Ministrisë së Mbrojtjes, të zgjedhur nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes për reformat dhe modernizimin e FA nga viti 2006 deri në 2013.
Për të dëshmuar janë ftuar dhe shtetasit e huaj, përfaqësues të kompanisë SAC: Patric Corneilous Henry, David Clark Howell, Sidney Tison Mac Intyre, William Merrit Hart dhe Sodney Spencer Taylor.