Llagamisu, a mos duhet të thuash dhe ndonjë fjalë për gjyqtaren e Krujës Arnisa Këllici, mos shiko vetëm ato që fillojnë me “S”

Qëndrimet dhe standardet e dyfishta të krijuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i drejtuar nga Llagamis, dukshëm janë selektive dhe ndikohen përmes relacioneve që përpilohen, nga disa prej mashave që ajo ka në administratën e saj të KLGJ-së.
Njësoj siç janë selektive përzgjedhja dhe komandimi me delegim i gjyqtarëve në çështje të caktuara, ku politika dhe krimi duhet të mbarojë punë, po aq dhe selektive janë dhe qëndrimet për qortimit me mediave apo gazetarëve të caktuar.
Llagamisu, për rastet që dëshiron është në gjëndje të mbledhë KLGJ dhe në mes të natës, dhe të fusë në rend diskutimi projekt-vendimin.
Në fakt prej disa ditësh, mediat online kanë shkruar lidhur me një gjyqtare të Krujës, Arnisa Këllici, se kjo e fundit ka krijuar një raport me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit të Shqiptarëve, Edi Rama.
Këtë fakt ma vuri në dukje dhe një miku im gazetar dhe më pas e kam hasur dhe në disa portale, duke më thënë se gjyqtarja e Krujës, ishte transformuar totalisht.
Zonja Llagamisu, në këtë rast nuk ka marë asnjë iniciativë për të mbledhur KLGJ, dhe të reagojë lidhur me këtë sulm informativ të vërtetë ose jo, për ndëshkimin apo qortimin e gazetarëve apo portaleve që bënë pis drejtësinë dhe ulën imazhin e gjyqësorit që kjo përfaqëson.
Mbase gjyqtare Arnisa, nuk ka aq miq dhe kunjuktura në KLGJ, saç mund të ketë gjyqtare Suela Dashi i Gjirokastrës dhe “Silikoni” i SPAK apo ndonjë tjetër, që detyron Llagamisun të mbledhë me shumë urgjencë këshillin.
Ose vetë kryetarka e KLGJ, është e kapur nga një dorë çeliku, që e rrotullon si të dojë dhe që për këtë rast, nuk lëshon asnjë pasthirmë, asnjë klithmë, për prishjen e imazhit të gjyqtarëve nga gazetarët.
Apo mbase se në këtë rast qënka përmendur dhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama?
Çfarë fillon me “S” i vjen vetvetiu klithma e reagimit Llagamisut.
Gjyqtarja e Krujës, ashtu si në shumë raste të tjera që kam përmendur në një shkrim të mëparshëm, është lënë në mëshirë të fatit nga Llagamisu dhe KLGJ-ja e saj.
Sot në mbrëmje blidh KLGJ-në Llagamisu, mos shikoni botërorin duke pirë birra me Kokoshka.