Loredana reagon me deklaratën për Noizy-n pas spekulimeve për një lidhje : Nuk mund ta …

Dy artistët e njohur, Loredana dhe Noizy janë komentuar shumë për një romancë mes tyre. Megjithëse ata kanë mohuar një gjë të tillë, është aluduar se shkak i prishjes së miqësisë së Noizy-t dhe Mozzik-ut, të cilët sollën një duet disa muaj më parë, është pikërisht Loredana.

Së fundmi, Loredana ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku ndër të tjera është pyetur dhe për raportin me Noizy-n. “Noizy për ty është?”, ishte pyetja që mori nga ndjekësi së cilës ajo iu përgjigj: “Një shok që s’mund ta zëvendësojë askush”.

Loredana dhe Mozzik kanë qenë mjaft të komentuar. Marrëdhënia e tyre e trazuar me ndarje dhe ribashkime ka qenë fokus i mediave rozë. Dyshja e njohur, të cilët janë prindër të një vajze, i dhanë fund lidhjes një vit më parë, pak kohë pasi u ribashkuan duke thënë se do të mbeten vetëm miq.

Së fundmi, Loredana ka publikuar në Tiktok një video ku shihet duke kënduar “Tomorrow 2” nga Cardi B dhe GloRilla. Një ndjekës e ka pyetur reperen nëse ‘po mendon të martohet’, të cilit i është përgjigjur se ka fobi nga kjo. “Unë kam frikë nga martesa vëlla”, ia ka kthyer reperja e famshme.

Mesa duket kjo frikë lidhet me marrëdhënien që pati me Mozzik, e cila ka pasur shumë ulje dhe ngritje. Sakaq, kujtojmë që Mozzik ka publikuar së fundmi këngën me titull “Të dua”, të cilën ia ka dedikuar së bijës. Përmes këngës, ai flet për historinë e komplikuar me Lorin dhe dhimbjen që nuk jeton pranë Hanës.

Përmes vargjeve, reperi tregon historinë si një baba që vuan për shkak se është larg së bijës. Artisti nuk lë pa përmendur dhe Loredanën, nënën e vajzës së tij, me të cilën nuk ka një raport të mirë.

“Askush nuk e di arsyen time, mos m’lypni arsyetime, portalet shkrujnë për klikime, flasin, shpifin për jetën time. Hanë, e di dhe pak ke me m’pyt pse me mamin na u ndamë, ka me kanë ma mirë une sen mos me thanë, se po t’kallxova osht tepër e ran”, thotë ndër të tjera reperi në këngën e tij.