“Lotët e të gjithë atyre të dashuruarve i kanë mbushur detrat dhe oqeanet”

“Rrezet e diellit kishin pikturuar peizazh mbi fytyrën e saj të njomë.

Ndonjëherë ndihem sikur e kam parë që çdo gjë që ka për të ndodhur dhe është një makth. Loti doli nga sytë e mi, rrodhi kah faqet drejt buzëve të mia. E kishte shijen e ujit të detit, sepse lotët e të gjithë atyre të dashuruarve i kanë mbushur detrat dhe oqeanet. “Çfarë?”, – më pyeti Maria, e cila e vërejti fytyrën time. “Asgjë, thjesht, më fal, më fal, më fal!”, qaja, nganjëherë edhe me zë…” Fragment nga romani “Ti” i Ilir Muharremit.