Vetting-u ose ndryshe Ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të ishte rregullator, me qëllim ngritjen e një sistemi rivlerësimi tërësor të gjyqtarëve dhe prokurorëve, rritjen profesionale të tyre, luftimin e korrupsionit dhe të krimin e organizuar, politikës dhe elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.
Ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ishte menduar të zhvillohej nga tre komponentë të cilët nuk po zbatohen sipas rregullave:
1) Evidentimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kontrollimin e nivilit të tyre personal, aftësinë dhe paaftësinë e tyre dhe gadishmërinë për të luftuar korrupsionin me forcën që iu jep ligji.
2) Evidentimin e deklarimit të pasurive që gjyqtarët dhe prokurorët disponojnë, të ardhurat e tyre nga paga apo pasuri të paluajtshme. Pavarësisht angazhimeve të autoriteve shqiptare për të zbuluar pasuri të patundëshme të gjkykatëve dhe prokurorëve, këta të fundit kanë arritur ose ti fshehin mirë pasuritë e tyre brenda dhe jashtë vendit ose janë vetë ligj e vetë Maliq.
3) Evidentimi i elementëve konkretë të lidhur me krimin e organizuar, duke rritur mundësinë e kontrollit të lidhjeve të dyshimta edhe jashtë territorit të Shqipërisë por edhe me anë të mjeteve të përdorura nga shërbimet e specializuara për këtë qëllim. Dhe në këtë rast, padiskutim që disa prej komisionerëve janë të lidhur me krimin e organizuar por që njohjet e tyre nuk i kanë rënë në sy vetting-ut.
Ky ekzaminim i trefishtë i gjyqtarëve dhe prokurorëve ka për qëllim një sistem drejtësie larg korrupsionit, mbrojtjes të të drejtave të njeriut dhe absolutisht vende pune me meritokraci, por vetting nuk po shikojmë akoma, për aq kohë sa drejtësia hesht.