Luizi po qan çdo ditë, Efi e shqetësuar ka vetëm një pyetje për të

Kur asnjë nga banorët nuk është rrotull, ashtu i vetmuar, kryesisht në mëngjes Luizi prej ditësh tashmë ka shpërthyer në lot në oborrin e “Big Brother Vip”.

Edhe mëngjesin e sotëm, këngëtari ka ripërsëritur të njëjtën situatë, duke shqetësuar jo pak fansat. Në lidhje me këtë gjendje të tij së fundmi ka reaguar edhe mikesha e tij, Efi Dhedhes.

Ish-banorja e “BBV” ka postuar fotot e Luizit duke qarë në InstaStory dhe krahas tyre ka shkruar: “Çfarë ke?” Kaq do të doja të të pyesja”.