Reali i Madridit arriti një fitore dramatike mbrëmjen e sotme ndaj Alavesh, teksa iu fal golit të Lukas Vaskez në minutën e 92-të. 32-vjeçari goditi saktë me kokë pas një harkimi nga këndi nga ana e Toni Kros, duke i dhuruar 3 pikë të arta që e ngjisin në krye skuadrën e Ançelotit, që përfitoi nga barazimi 1-1 i Gironës në transfertë ndaj Betis.
Me këtë 3 pikësh Reali barazoi Gironën, por madrilenët e mbyllin vitin 2023 në krye për shkak të golavarazhit më të mirë.
Vlen të theksohet fakti se Reali luajti prej minutës së 54-t me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Naço Fernandez. Duelin e radhës Reali do e luajë më 3 janar ndaj Majorkës, ndërkohë që Girona do të përballet po në 3 janar me Atletikon e Madridit.