Detaje të reja kanë dalë në dritë sa i takon takimit me dyer të mbyllura që ka zhvilluar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me kryetarët e degëve, ku u diskutua për vendimin e tij për të përjashtuar ish-kryeministrin Berisha nga grupi i PD-së.
Kreu i demokratëve mësohet se ka thënë se është i gatshëm të takohet me Berishën për ta sqaruar për këtë vendim, duke theksuar se dera e PD-së është e hapur për ish-kryedemokratin.
Vendimi për përjashtimin e z.Berisha nga grupi parlamentar është më i vështiri për mua. Fakti që ai vendim u mor në momentin e fundit tregon se kam bërë dhe kemi bërë gjithçka që të gjendej një rrugë për ta shmangur këtë situatë. Por vendimi është do të jetë në fuqi për aq kohë sa z. Berisha të sqarojë pozitat e tij, për një çështje që edhe ai vetë është shprehur se është një betejë personale dhe ligjore. Unë nuk kam mohuar Sali Berishën dhe historinë e tij në këtë parti. Ai është anëtarë i Përhershëm i Kuvendit Kombëtar dhe Këshillit Kombëtar. Dera e PD është e hapur për të. Në çdo kohë që ai do të takohet, unë do ta takoj dhe jam i gatshëm ta sqaroj për vendimin që kam marrë.