“Lum” Heroine! “Çmontohet” banda shqiptare e drogës në Spanjë, disa persona “në rrjetë”

Policia spanjolle ka “shkatërruar” një bandë shqiptare që trafikonte heroinë në A Courna në Spanjë.

Lajmin e bejne te ditur mediat vendase të cilat bëjnë me dije se operacioni policor u realizua nga Policia Kombëtare dhe Garda Civile.

Nga të dhënat rezulton se është sekuestruar mbi tre kilogramë lëndë narkotike dhe bëhet me dije gjithashtu se janë arrestuar disa persona, por numri i tyre nuk bëhet i ditur nga mediat spanjolle.