Mafia shqiptare dhe tentativa për rrëmbimin e ministrit të Drejtësisë/ Ndizet debati: A është bërë edhe Belgjika një ‘narko-shtet’?

Ministri belg i Drejtësisë Vincent Van Quickenborne është vënë nën mbrojtje të shtuar policore dhe tre të dyshuar janë arrestuar në Holandë pasi atij i është rrezikuar jeta. Ky lajm i raportuar pak ditë më parë, tani në Belgjikë ka ndezur një debat të gjerë në opinionin publik, nëse Belgjika ashtu si Holanda, është bërë një “narko-shtet” apo jo.

Siç shkruan “Europa Today.it”, e sigurt është se përhapja e mafias dhe grupeve kriminale të lidhura me tregun e drogës është gjithnjë e më shqetësuese në aksin Bruksel-Amsterdam.

Dhe pikërisht në këtë aks ka ndodhur edhe tentativa për rrëmbimin e ministrit belg të Drejtësisë Vincent Van Quickenborne.

Plani u prish thuajse rastësisht nga policia, falë një kontrolli të rastësishëm të një automjeti dhe bashkëpunimit me kolegët holandezë.

Të katër autorët e dyshuar të rrëmbimit u arrestuan në Holandë. Dhe sipas mediave belge, si Vrt, ata janë trafikantë droge.

Ministri i Drejtësisë që ishte objekt i tentatives se rrembimit, në një videomesazh të publikuar nga RTBF, flet për “mafian e drogës”.

A është Belgjika një narko-shtet?

“Europa Today” shkruan se për gati një dekadë, Belgjika është bërë një nga qendrat kryesore të hyrjes së kokainës në Evropë.

Porti i Antwerpen, sipas të dhënave të raportit të Europol “Cocaine Insight”, renditet si porti i trafikut më të madh të pluhurit të bardhë në kontinent,

Vetëm vitin e kaluar u sekuestruan 66 tonë kokainë, ne krahasim me pesë tone në vitin 2013.

Pas tij, porti i afërt holandez i Roterdamit. Rritja e flukseve të drogës është shoqëruar me një rritje progresive të pranisë së mafias në territor, nga Ndrangheta në atë shqiptare, duke kaluar përmes Moccro Maffia-s në zhvillim, një grup i përbërë fillimisht nga kriminelë evropianë të lindur nga familje emigrante marokene.

Si dëshmi e pranisë së tyre në zonë, pati një rritje të vrasjeve dhe të shtënave, veçanërisht në Bruksel dhe Antwerp. Kujtojme qe muajt e fundit ka pasur disa raportime per shqiptare te vrare ne keto vende.

Dhe ishin pikërisht këto lajme që ngritën debatin në opinionin publik belg dhe një qëndrim më të fortë nga ana e politikës dhe institucioneve ligjzbatuese.

Policia belge ka shtuar operacionet e zbatimit të ligjit, me arrestime mes anëtarëve të bandës, por edhe duke nisur një operacion rishikimi të brendshëm pas zbulimit të lidhjeve mes disa agjentëve dhe trafikantëve të drogës.

Përpjekja për rrëmbimin e Van Quickenborne tani hedh një hije të re, shqetësuese mbi strategjinë e këtyre grupeve kriminale, gjithnjë e më pak “nën radar”.

Tentativa për rrëmbim

Në video ne rrjetet sociale, Van Quickenborne tha se ishte paralajmëruar nga prokurori federal se kishte një plan për rrëmbimin e tij.

“Për momentin do të jem nën mbikëqyrje të shtuar dhe nuk do të mund të marr pjesë në disa aktivitete të planifikuara në ditët në vijim. Nuk është e këndshme, por është e kuptueshme,” shpjegoi ministri.

“Më lejoni të jem i qartë: njerëzit pas gjithë kësaj po marrin të kundërtën e asaj që synojnë. Kjo më forcon besimin se ne duhet të vazhdojmë të luftojmë”, shtoi ai.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë krimin e organizuar, me më shumë njerëz dhe burime se më parë. Në sundimin tonë demokratik të ligjit, ne kurrë nuk do t’i përkulemi dhunës. Asnjëherë,” përfundoi Van Quickenborne.

Kryeministri belg Alexander De Croo e quajti kërcënimin “krejtësisht të papranueshëm”.

“Por duhet të jetë e qartë: ne nuk do të frikësohemi nga askush. Puna vazhdon”, ka shkruar ai në Twitter.