Makinat të bëra copash, aksidenti i frikshëm në ‘zemër’ të Tiranës, ambulanca merr të plagosurit. Automjetet përfundojnë në trotuar

Pamjet që shihni tregojnë momentet e frikshme nga aksidenti që ndodhi sot te Shallvaret. Disa makina janë dëmtuar shumë, po ashtu dhe autobusi i linjës së Unazës.

Po ashtu raportohet për disa persona të lënduar.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se nga hetimet e deritanishme duket se autobusi ka goditur një automjet nga pas, dhe më pas ka vijuar goditja. Ndërkohë që një automjet ka përfunduar në trotuar, duke goditur stacionin e urbanit.