Kandidati i opozitës për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, shpreh bindjen se fitorja e tij do të jetë spektakolare në bashkinë e Kuçovës.
Në një lidhje për MCN Live ai deklaroi se kryebashkiaku i Kuçovës nuk është bërë vetë, por nga oligarkët.
Ndërkohë ai shigjetoi deputetin socialist Bardhyl Kollçaku për një intervistë të dhënë një ditë më parë në MCN Tv, duke thënë se deputet u bë nga oligarku, ndërsa gradat i ka nga Ilir Meta.
Shyqyr që nuk dha dorëheqjen nga deputet dhe të kandidonte përballë meje se në mëshirë të fatit do e merrja nënkryetar bashkie. Nuk e kam pasur asnjëherë koleg Kollçakun, kam punuar në Policinë e Shtetit.
Lefter Maliqi ka qenë kryetari i komunës më të madhe Otllakut dhe ka rrahur të majtën dhe të djathtën, në 2007 e ndryshova të gjithë zonën.
Lefter Maliqi është me origjinë nga Kuçova e vjetër, babai nga Kuçova e vjetër, fisi më i madh nga Kuçova e vjetër.
Gjurmët e mia janë shumë të mëdha, sa i takon kapërcimeve politike dhe ky Kollçaku ka votuar dhe LSI dhe PD dhe PS. Jam i hapur shumë mirë që njoh dhe Ramën dhe Metën dhe Berishën.
Këtu do bëhet kryetar bashkie ai që punon dhe njihet me vepra. Siç bashkova zonën e Otllakut, do bashkoj këtu të majtë dhe të djathtë.
Se këtu nuk kam kandidat përballë, kam një oligark i cili e ka të ndotur karrigen e kryetarit të bashkisë.
Maliqi tha se lufta e brendshme në Partinë Socialiste është e fortë dhe se nuk u pyetën fare përfaqësuesit e rilindjes, për kandidatin e nxjerrë për zgjedhjet e 14 majit, për të cilin tha se nuk ka bërë asgjë për qytetin, por se në rast vdekjesh dhe ngushëllimesh po bën disa rrugë qorre.
Jam gati t’i them këtij Kollçakut të famshëm, dy vjet ky nuk ka shkelur në zyrën e kryetarit të Baskisë. As nuk e dëgjonte kryetari i bashkisë. Kryetari merrte urdhra nga oligarku dhe një deputet që ka qenë këtu.
Ka një luftë brenda llojit. Ishin 6-7 emra për kryetar bashkie, por dihet se zarfi bën punën e vetë dhe oligarku bën punën e vetë. Në parlament i kisha të gjitha fjalët e drejtpërdrejtë.
Oligarku që mbështet këtë është Pëllumb Salillari, të cilit i vajta një zyrë para një jave dhe i thashë si je kandidati për kryetar bashkie në Kuçovë, megjithëse nuk e pranon.
Mbi 4 milionë euro dhe Sineci është në protestë. Kjo firmë po hedh rrugë asfalt mbi asfalt dhe rrugë aty ku po ndodhin vdekje.
Janë bërë denoncimet në SPAK, por i them këtij oligarku të heqë dorë se do degjenerohet jo lekë të japë por të bëjë ç’të dojë.
Të gjitha tenderat korruptivë, këta kanë varur xhaketën dhe janë tallur me socialistët. Ka ardhur koha e një ndryshimi të madh.
Rama, Berisha, Meta janë drejtues politik, por këtu vendos populli. Bashkia Kuçovë vërtetë drejtohet nga Rilindja, por vetëm njëherë ka bërë zgjedhje, me ndarjen e re territoriale.
Nëse në Kuçovë del një qytetar në fshat dhe qytet që Lefter Maliqi ka abuzuar me detyrën, unë jam i hapur, lëviz vetëm dhe jam njeri i veprave, nuk më interesojnë fjalët.
Denoncimet në SPAK kanë ndodhur dhe po ndodhin dhe mua nuk më intereson se çfarë vendimi merr KQZ. Unë përballem me socialistet e ndershëm që janë me mua, demokratët e ndershëm që janë me mua, përveç një pjesë të vogël që po korruptohen.
Garën e kam drejtpërdrejtë me këta oligarkë. Videot ka dy vjet që ja bën shoku i ngushtë kryetarit të bashkisë. Ky deputet që mashtroi popullin për dy vjet, nuk ka moral që të takohet me popullin.
Distancohem totalisht me goditjet nën brez. Është lufta brenda llojit se ky nuk i shërben as socialistëve, as qytetarëve të Kuçovës se ky po i shërben një oligarku. Fitorja ime është e sigurtë.
Do hedh nja 2 milionë euro Salillari por nuk i blen dot qytetarët e Kuçovës. Kandidati nuk vete dot në popull se ka mashtruar popullin.
Tani po bën rrugë ky oligarku se çfarë mund të blejë ndonjë gjë.
Maliqi tha se ka bërë një program elektoral ku ka thirrur naftëtarë, inxhinierë, mjekë, agronomë dhe me radhë dhe është bërë program i detajuar, duke nënvizuar se falë eksperiencës që ka ë di ku dhemb plaga.
Sipas tij, nuk meriton Kuçova këtë gjendje që ka dhe se rrugët i ka për turp, fshatrat të lëna pas dore.
Të gjitha janë futur në program dhe do bëhen brenda dy vitesh. Unë lëviz vetëm nuk më intereson të kem liderë. Këta i kanë kthyer zyrat dhe floktore, është një turp dhe skandal, 6 veta në një zyrë.
Njerëzit nuk punojnë, kryetari loz domino. Qytetarët do jenë të lirë të takojnë çdo zyrtarë, nuk do ketë më abuzime dhe keqtrajtime. Çdo gjë do ndryshojë me një menaxhim perfekt të të ardhurave.
Do hapim dhe një hotel për turizëm dhe shumë lehtësime të tjera për biznesmenët. Se qytetarët shkojnë në Berat etj., se gjendja këtu është për turp.
Nuk kam përballje me kandidatë, por me oligarkë që vetëm këto kohë premtojnë te njerëzit rrugë, bëjnë matje dhe i hedhin.
Edhe disa që po i bëjnë të rregullta, tregon se kjo bashki ka lekë. Kryetari i bashkisë këtu fiton mbi 20-30 milionë lekë në muaj dhe i ndan me oligarkët.
Ai u zotua se do të zhvendoset në Kuçovë në momentin që do të zgjidhet kryetar bashkie dhe se aktualisht po punon ditë dhe natë, ditën me opozitarët dhe natën me socialistët, duke nënvizuar se ai origjinën e ka majtas.
Këta do i nxjerr zbuluar se ku kanë qenë këto lekë që po hidhen në 6 muaj.
Lefter Maliqi takimet i bën të hapura, me mbështetjen e dy vëllezërve në Angli, me pagën që kam, mund të jetë dhe ndonjë biznesmen i ndershëm që sponsorizon ndonjë takim që ai organizon.
Lefter Maliqi nuk është as i drekave dhe as i lokaleve të mëdha, por është i shesheve. Problemi është te lekët që hidhen për të blerë vota.
Këta kërkojnë numrin e kartës së identitetit që ta kontrollojnë që ka votuar aty. Kjo po ndodh në Kuçovë.
Kanë filluar të marrin numrin e kartave të identitetit, por ne po i sqarojmë qytetarët se vota nuk kontrollohet dot.
Në vijim ai ironizoi duke thënë se ka përshtypjen se edhe deputeti Bardhyl Kollçaku do votojë për të në Kuçovë.