Masakra me pronat e Tiranës, thuajse të gjitha regjistrat janë dëmtuar, 13 mijë faqe bosh

Pas skandalit me pronat e Durrësit, Artan Lame ka zbuluar edhe manipulimet në 31 vite në kadastrën e Tiranës. Vetëm 10% e regjistrave të pasurive rezultojnë të rregullta.

“Nga 2342 regjistra pronash, vetëm rreth 250 rezultojnë pa dëmtime,” tha ai.

Përballë mediave, Lame renditi rastet që nga grisja e fletëve e deri te zëvendësimeve duke bërë mbivendosje të pasurive.

“515 faqe mungojnë tërësisht, pra janë grisur nga regjistrat dhe as kanë marrë mundimin që ti zëendësojnë. Janë me qindra faqe të dyshuara si të zëvendësuara, sepse është e dukshme që faqja ndryshon sepse ndryshon ngjyra e faqes apo formati i saj. Gjetëm 914 faqe të dubluara. Pra e njëjta pasuri, e njëjta pronë ekziston në dy faqe. Janë 180 faqe të grisura që do të thotë se është grisur faqja, nuk ekziston faqja në regjistër, por në regjistër duken copat e mbetura të faqes së grisur,” delaroi Lame.

Madje ai zbuloi se në regjistra kishte fletë bosh, për ti plotësuar me pasuri të marra në mënyrë të paligjshme

“13 mijë faqe bosh brenda në regjistër,” tha ai.

Për këtë ai kishte dhe akuza se ku përpunoheshin dokumentet.

“Qëllimet kryesisht kanë qenë e para për ti plotëuar pastaj me AMTP e rrugës së Kavajës.”

Kur prona rezultonte shtet, sipas Lames askush nuk interesohej për të plotësuar dokumentet

“Meqenëse prona shtetërore nuk dilte, nuk fitohej gjë, atëherë as nuk i plotësonin fare. Dihet që është pronë shtetërore, por është e paplotësuar,” tha Lame.

Lame theksoi se ashtu si edhe gjetjet në Durrës, edhe raporti i Tiranës do të shkojë në prokurori, teksa fajtor ai bëri nga ministrant në tre dekada te kryeministrat dhe noterët.