Masakra në Teksas: Vdes nga pikëllimi edhe burri i mësueses së vrarë, mbeten jetimë 4 fëmijë

Burri i një prej mësueseve të vrara nga të shtënat masive të së martës në Uvalde të Teksasit, ka vdekur nga një atak në zemër.

Joe Garcia ishte burri i Irma Garcia, e cila dha mësim për 23 vjet në shkollën fillore Robb.

Zonja Garcia ishte një nga dy mësueset e vrara nga një adoleshent i armatosur në të shtënat që lanë të vdekur 21 persona, përfshirë 19 fëmijë.

Çifti, i cili ishte i martuar prej 24 vitesh, ka lënë pas katër fëmijë.

Deri të enjten mbrëma, një mbledhje fondesh në internet për familjen Garcia kishte grumbulluar gati 1.6 milion dollarë nga një objektiv fillestar modest prej 10,000 dollarësh.

Faqja GoFundMe tha se ishte organizuar nga kushërira e zonjës Garcia, Debra Austin, e cila shkroi: “Unë besoj se Joe vdiq nga thyerja e zemrës”.

Në Tëitter, një nip i zonjës Garcia, John Martinez, tha se Garcia kishte “vdiqur për shkak të pikëllimit” pas vrasjes së gruas së tij.

Një televizion lokal i Fox ka raportuar se Garcia vdiq nga një atak fatal në zemër.

Garcias lënë pas katër fëmijë – dy djem dhe dy vajza – nga 12 deri në 23 vjeç.

Pas të shtënave vdekjeprurëse në Uvalde, Martinez tha për Neë York Times se zonja Garcia u gjet nga oficerët “duke përqafuar fëmijët me krahët e saj deri në frymën e saj të fundit”.

“Ajo sakrifikoi veten duke mbrojtur fëmijët në klasën e saj,” shkroi ai në një faqe për mbledhjen e fondeve. “Ajo ishte një heroinë”.

Zonja Garcia dhe mësuesja tjetër e vrarë në të shtënat, Eva Mireles, kishin dhënë mësim së bashku për pesë vjet dhe kishin më shumë se 40 vjet përvojë mes tyre