Matondo refuzon të kthehet nga Kongo: Janë problemet e tyre, unë nuk luaj më

Masanga Matonodo është kthyer në çështje te Partizani dhe tashmë duket se vetëm rrugët ligjore do t’i japin zgjidhje problemit mes palëve. Mesfushori kongolez njoftoi ditën e djeshme largimin nga të kuqtë, por Partizani hodhi poshtë pretendimet duke u shprehur se mesfushori është nën kontratë dhe gjithçka ka qenë iniciativë e tij personale.

futbollisti është rikthyer në vendin e tij në Kongo dhe ka njoftuar klubin dhe shokët e skuadrës se nuk ka ndër mend të vijë më në Shqipëri. Ai është i gatshëm që të pranojë çdo vendim që të Partiznai do të marrë, madje edhe seancat gjyqësore por vendimi për të mos u kthyer më në Shqipëri, është i prerë.

Futbollisti ka oferta nga kampionati turk mirëpo të kuqtë kërkojnë 600 mijë euro për kartonin e tij. Kjo ka bërë që kërkesa të hidhet poshtë dhe në kushte të tilla, Matondo do të duhej të luajë edhe një tjetër sezon me Partizanin, gjë e cila duket se nuk do të ndodhë.

Vetë Matondo i është përgjigjur edhe pyetjes së një tifozi në lidhje me largimin e tij. “Nëse Partizani kërkon 500 mijë euro dhe 50% të kartonit për çdo klub që më kërkon, atëherë nuk është problemi im. Unë nuk luaj më për Partizanin”, shkruan mesfushori.