Matrapazët Gjin dhe Leonard Nikolli rrisin me 20 % çmimin e Ujit Qafa e Malit

Abuzimit masiv me rritjen e çmimeve, duke shfrytëzuar erën e luftës në Ukrainë, i janë bashkuar edhe matrapazët e ujit Gjin dhe Leonard Nikolli.

Dyshja ka në pronësi kompaninë ‘Akull’ shpk me nipt: L08931301F, e cila përpunon dhe shpërndan ‘Ujin Qafë Malit’, të cilin pretendojnë se e marrin nga malet e Pukës.

Uji Qafë Mali, siç shihet në këtë foto, është rritur me 20 % brenda ditës. Në kushtet kur autoritetet shtetërore bëjnë një sy qorr ndaj matrapazëve që shfrytëzojnë situatën për të rrjepur qytetarët, u takon vetë qytetarëve të reagojnë duke bojkotuar produktet e tyre.