Mbrëmje dramatike për kryesuesit e Napolit! Skuadra e Spaletit, është eliminuar ne raundin e 1/8-ave të Kupës së Italisë nga Kremoneze, në një duel tejet emocionues. Koha e rregull përfundoi në barazim 2-2, ndërkohë që miqtë e Kremonezes ia dolën falë 11-metërshave, duke siguruar një biletë për në çerekfinale.Pickel në minutën e 18-të dhe Afena Gian në të 87-tën ishin autorët e golave për Kremonezen, ndërkohë për Napolin realizuan Huan Jezus dhe Simeone në minutat 33 dhe 36.
Për sa i përket 11-metërshave, i vetmi që gaboi për napolitanët ishte Lobotka, duke sjellë eliminimin e skuadrës së Spaletit.