Mbretëresha e Spanjës ka pasur një lidhje me ish-kunatin e saj? FOTO që po bën xhiron e rrjetit

Ish-kunati i Mbretëreshës së Spanjës, Letizia, pretendon se dikur ka patur një lidhje me të. Madje pohon se ishte gati të martohej me Letizia-n para bashkëshortit aktual të saj, Mbretit të Spanjës, Felipe.Këto pretendime të ish-bashkëshortit të motrës së Letizia-s kanë shkaktuar bujë në mediat spanjolle.

Gjithçka filloi pas një postimi në Jaime del Burgo që kishte një foto të Letitia-s rreth 15 vjet më parë, ku pozon para një pasqyre. Në të njëjtin postim kishte si mbishkrim tekstin e mëposhtëm:

“Dashuria ime. Unë kam vendosur shallin tuaj. Ai më mbron. Po numëroj orët derisa të takohemi sërish. Unë të dua. E jotja”.

Mirëpo, kur ky postim ra në sy nga mediat spanjolle, del Burgo e fshiu atë, ndërsa të njëjtën gjë bëri për të gjithë përmbajtjen e llogarisë së tij X.

Del Burgo shihet duke pretenduar se ishte gati të martohej me Letizia-n në vitin 2004, ndërsa ajo ishte ende gazetare. Sipas të njëjtave pretendime, Del Burgo do t’i propozonte në darkë Letizia-s në hotelin Ritz në Madrid, por në atë datë mbretëresha e ardhshme e Spanjës dyshohet se i tha atij se kishte takuar një burrë (d.m.th. Felipe) që do t’i ndryshonte jetën.

Pretendimet e Del Burgo janë pritur me skepticizëm nga mediat spanjolle pasi ai ka kërcënuar më parë se do të zbulonte sekretet e supozuara të familjes mbretërore të Spanjës.

Spanjolli 53-vjeçar, i cili jeton në Zvicër me gruan e tij, avokaten me origjinë suedeze Lucia Diaz Lilleström, nuk është i panjohur për qarqet e biznesit spanjoll pasi duket se ka biznes në Marok, Afrikën e Jugut, Brazil, Meksikë, SHBA, Franca dhe Gjermania.

Një muaj më parë ai publikoi një libër me titull “Letitia dhe unë” në të cilin përpiqej të shpjegonte marrëdhëniet e tij me monarkinë spanjolle. Në këtë libër, 53-vjeçari pretendon se u takua me Mbretëreshën aktuale të Spanjës në vitin 2000, duke sugjeruar që pavarësisht martesës së saj me Felipe, ata vazhduan të dilnin bashkë.

Ai ishte në fakt dëshmitar në dasmën e Letitias me Felipen në vitin 2004, por menjëherë pas kësaj ai pati një lidhje me motrën e mbretëreshës aktuale të Spanjës, Thelma, me të cilën u martua në vitin 2012 para se të ndaheshin përfundimisht përgjithmonë në 2014.